Në libër jepet një ide e përgjithshme mbi kuzhinën italiane aq të famshme sa edhe të përhapur, pothuaj në të gjitha kuzhinat botërore; ndërsa për sa i përket kuzhinës shqiptare janë paraqitur disa receta që përgatiten me pak vështirësi dhe që vlerësohen si tipike shqiptare.
Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali, gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave, shqiptare dhe italiane: nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në përdorimin e shumë recetave italiane...
Recetat e përshkruara, italiane e shqiptare, bëjnë pjesë në kulturën gastronomike të shqiptarëve që normalisht jetojnë në Itali. Receta janë të thjeshta e mund të konsultohen si libër elektronik (Ebook) ose si libër i zakonshëm, për të gatuar dhe për t’u zbavitur.
Koha e gatimit është mjaft e shkurtër; recetat janë të shoqëruara edhe me këshilla të ndryshme për të lehtësuar punën tonë gjatë gatimit: si duhet të shërbejmë dhe të konsumojmë disa ushqime; si duhet të shtrojmë një tryezë, etj.
Nuk mungojnë recetat për të gatuar antipasta (meze), gjellët e para e të dyta, me peshk e me mish, garniturat dhe ëmbëlsirat. Një kapitull i veçantë u është kushtuar pijeve të ndryshme.
Libri “Shënime kuzhine” duhet menduar si një ditar i vogël i kuzhinës italo-shqiptare dhe si një udhëzues i shpejtë për organizimin e një dreke ose darke, pa pasur nevojë për njohuri të thella në lidhje me artin e të gatuarit.
Pagine | 135 |
Formato | [EU] Stampa bianco e nero - standard - 148x210 mm - Carta bianca - Copertina lucida |
Peso | 185 gr. |